Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mjegull e dendur: Kjo është gjendja e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 19:48
Mjegull e dendur: Kjo është gjendja e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”

Një fluturake ushtarake gjermane nuk arriti të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, krejt kjo për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotëron sot, e që kjo fluturake nuk është e certifikuar që në kushte të tilla ta bëjë veprimin

Kjo situatë sigurisht ngjalli shqetësim tek udhëtarët të cilët do ta përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, për të arritur te destinacionet e tyre.

Periskopi raporton se në web-faqen zyrtare të ANP ‘Adem Jashari’, figuron se nuk ka anulime, vonesa e as shtyrje të fluturimeve.

Edhe në nisje nuk duket të ketë probleme për të shkuar në destinacionet tuaja.

Në anën tjetërm Policia e Kosovës ka njoftuar se në disa zona të vendit ka filluar shfaqja e mjegullës, sidomos në vendet me pozitë më të ulët gjeografike dhe afër lumenjve, duke krijuar rrezik të shtuar për pjesëmarrësit në komunikacion.

Shoferët këshillohen të jenë të kujdesshëm, pasi ngasja në mjegull mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të uljes së dukshmërisë dhe ndryshimeve të papritura në shikueshmëri.

Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.

Mjegulla mund të krijojë iluzione optike që i bëjnë shoferët të mendojnë se po lëvizin më ngadalë se sa realisht janë, prandaj apelohet të mbahet shpejtësi e kontrolluar dhe e sigurt.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë