Ditë më parë Gazeta Demos intervistoi një qytetar nga Prishtina, i cili tregoi se ka denoncuar tre policë të cilët ia rrahën djalin e që sipas tij e goditën derisa i humbi vetëdija, shkruan Gazeta Demos.
IPK sot ka dalur me njoftim se ka rekomanduar të suspendohen policët në fjalë që po akuzohen me veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
”Kom ra me flejtë, më ka thirrë në gjumë kam qenë, më ka thirrë më ka thënë ”më mbytën pollicia”, para orës 23:00, më 30 qershor. S’më kish ndodhur kurrë ai rast në jetë, kam ni para luftës 98-99, veç në qëtë kohë në të 2025-tën. I kam hypë kerrit, i thash ku je tha në lagje të Spitalit, edhe e kam ditë ku është kjo firmë e ndërtimit këtu, edhe kam ardhë shumë shpejtë se afër këtu, nuk ka parë kerr të policisë e kam parë djalin ratë te rruga poshtë, i thash ku janë policia tha shkun, se e pashë që kish fillu me iu keqësua gjendja…”, thotë babai i djalit.
VIDEO E PLOTË E BABAIT TË DJALIT: