Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën, duke thënë se mungesa e veprimit të saj po i mundëson kryeministrit Albin Kurti të forcojë ndikimin në institucionet shtetërore
Molliqaj ka thënë se opozita po pret nga shefi i ekzekutivit ftesa për çështje kyçe si zgjedhja e presidentit dhe pjesëmarrja në qeverisje.
“Përderisa Kurti e konsolidon pushtetin, opozita po pret ftesa prej tij për të zgjedhë Presidentin. Kosova ka nevojë për opozitë tjetër”, tha Molliqaj.
