Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit që lamë pas.
I ftuar në “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Molliqaj tha se ish-opozita nuk ka pasur ndonjë kauzë, teksa shtoi se e njëjta i ka ndihmuar në shumë mënyrë pushtetit aktual, transmeton Klankosova.tv.
“Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit me qenë më i fortë se në 2021-ën”, tha Molliqaj.
