Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Përmes një video-adresimi, Molliqaj tha dekretimi i Gashit dëshmon se pushteti kishte nevojë për president të dëgjueshëm, në mënyrë që të kontrollonte procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
“Sot alarmi ynë mori kuptim. Kur thonim ne që Albin Kurtit po i vyn Presidenti i vet e i dëgjueshëm, sepse po don me zgjedh kryeprokurorin e shtetit, ma saktësisht me dekretu, kqyreni çka ka ndodh sot: Albulena Haxhiut, si ushtruese e detyrës, në kohë rekord, mbramë vonë ia kanë dorëzu mandatin, sot e paska dekretu…”,
