Për Jakup Krasniqin sot është dita e fundit e vizitës në Kosovë. I shoqëruar nga forca të shumta të EULEX-it, ai ka shkuar për një vizitë në shtëpinë e tij.
Familjarët e rrethit të gjerë kanë dalë nëpër ballkonet e banesave të tyre për t’a pritur e përshëndetur.
Edhe Krasniqi sapo del nga makina e policisë shihet duke i përshëndetur ata dhe më pas futet në shtëpinë e tij, ku takon të afërmit e ngushtë.




