Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Morën nga 300 euro ryshfet, aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 16:43
Morën nga 300 euro ryshfet, aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet D.N. dhe E.Q., të cilët dyshohen për veprën penale të marrjes së ryshfetit gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit, në cilësinë e personave zyrtarë, në dy raste të ndara gjatë vitit 2022 në Gjakovë, kanë vepruar në bashkëveprim duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, me qëllim që të mos vepronin në përputhje me detyrat e tyre zyrtare

Aktakuza specifikon se në secilin prej dy rasteve, D.N. dhe E.Q. kanë kërkuar dhe pranuar nga 300 euro, si kundërshpërblim për të mos ndërmarrë veprimet që u takonin sipas detyrës zyrtare.

“Me këto veprime, të pandehurit D.N. dhe E.Q., në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas shqyrtimit të çështjes, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, është kërkuar shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media