Të premten parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote.
Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara dhe lokalisht, nuk përjashtohen reshje të përziera dimërore, si shi i ngrirë, shqotë dhe borë. Në Rrafshin e Dukagjinit ekziston mundësia e paraqitjes së vetëtimave dhe bubullimave.
