Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 21:08
Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima.

“Në fushat termike parashihet një rënie graduale e temperaturave. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë edhe e fortë”, thuhet në njoftim.

Moti për pesë ditët e javës së ardhshme:

E hënë Moti me diell dhe vranesira të çrregullta. Vranesirat gjatë ditës parashihen të shoqerohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale: 14 – 18°C; Temperaturat maksimale: 25-27; Era: e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

E martë Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.Në disa zona të kufizuara parashihen riga shiu. Temperaturat minimale: 12 – 15°C; Temperaturat maksimale: 25-30°C; Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë Moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 10– 13°C; Temperaturat maksimale: 29-32°C; Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s.

E enjte Moti kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 11– 15°C; Temperaturat maksimale: 29-33°C; Era: nga verilindja, 1–4 m/s.

E premte Moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat ne pjesen e dytë parashihen të dendesohen duke krijuar kushte që vende- vende të shoqerohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale: 13-17°C; Temperaturat maksimale: 29-33C; Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga veriperëndimi.

Moti

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij