Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira të shumta, mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell dhe riga lokale shiu. Mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu.
Temperaturat do të vazhdojnë të jetë të ulëta. Minimalja do të zbres deri në 4 gradë Celsius, kurse maksimalja deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta e në disa rajone edhe intervale kohore me diell. Reshje shiu priten në jug dhe lindje të Shqipërisë, lokalisht edhe në vise tjera e shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Në malet e larta reshje bore.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta për këtë periudhë kohore.
