Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 22:04
Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 5–9 tetor në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, me maksimalet që do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius, ndërsa në orët e mëngjesit temperaturat do të jenë të ulëta dhe në disa zona mund të zbresin edhe nën zero.

Të hënën dhe të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 25 gradë. Të mërkurën pritet dita më e ngrohtë, me temperatura deri në 26 gradë Celsius, ndërsa të enjten maksimalet do të arrijnë deri në 25 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se temperaturat e ulëta të mëngjesit mund të shkaktojnë ndjesi të theksuar freskie dhe paraqesin rrezik të lehtë për kulturat më të ndjeshme ndaj të ftohtit.

Ndryshimi i motit pritet të nisë të premten, kur do të shtohen vranësirat dhe do të krijohen kushte për riga shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 24 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike gjatë pjesës më të madhe të javës do të jenë të mira dhe të favorshme për shumicën e kategorive të popullsisë.


gradëtemperaturatarrijnë

Të ngjashme

Nëse i lani rrobat në këtë temperaturë, rrobalarësja mund të harxhojë shumë më tepër energji

Nëse i lani rrobat në këtë temperaturë, rrobalarësja mund të harxhojë shumë më tepër energji

22:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër