Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 7 gradë celsius, e maksimalet mes 13 dhe 18 gradë. 

“Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.