Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muhaxheri: S’kemi votë për Konjufcën – për Kurtin thanë se i kanë 61 vota, në fund e lëshuan bajrakun

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 13:23
Muhaxheri: S’kemi votë për Konjufcën – për Kurtin thanë se i kanë 61 vota, në fund e lëshuan bajrakun

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, e ka bërë të qartë se kjo parti nuk ka vota për Glauk Konjufcën, të mandatuarin e dytë nga VV për formimin e Qeverisë.

Mandatimin e tij, Muhaxheri e ka cilësuar si përpjekje për të blerë kohë.

Ai ka thënë se që nga fillimi është dashur të shkohet në zgjedhje.

“LDK-ja është unike në këtë drejtim. Unë po e shoh që LVV-ja i ka marrë edhe 10-15 ditë kohë për ta provuar nëse mund ta formojnë Qeverinë. Por, është dashur në fillim të shkojmë në zgjedhje dhe të kryhet kjo punë. Kjo është përpjekje për të blerë kohë dhe me bë drama. Dita D vjen e shohim a i kanë votat. Por, deri tash gjithë kohës kanë thënë edhe për Albin Kurtin se i kanë 61 vota, por në fund e lëshuan bajrakun’’, tha Muhaxhiri për RTV21,

Konjufca është mandatuar nga Presidentja Vjosa Osmani për formimin e Qeverisë, më 4 nëntor, pas dështimit të Kurtit. Ai ka afat deri të mërkurën për t’i siguruar numrat.

Osmani ka deklaruar se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, teksa tha se edhe ajo është bindur se i kanë gjasat për formimin e Qeverisë.

Kurti i pyetur nëse i kanë 61 vota për Konjufcën, ka deklaruar se 56 vota i ka të sigurta, por se sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh tek në seancë plenare. Për Qeverinë e re, janë të nevojshme 61 vota.

“Glauk Konjufca i ka që të gjitha votat që i kam pasur unë… Ato 56 sigurt i ka edhe Glauku, ndoshta edhe merr ndonjë më shumë, ma pak s’mund të marrë. Është e pafalshme të mos tentohet…Le të përpiqemi maksimalisht që ta formojmë një Qeveri e të ecim përpara”, ka deklaruar Kurti.

Gazmend Muhaxheri

Më shumë nga Lajme

  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi
  • 10:27Pritje deri në 1 orë, kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:13Publikohet identiteti: Raporton se i arrestuari nën dyshimet për spiunazh është një arsimtar nga Dragashi