Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mulaj i LDK-së merr mbështetje të fuqishme nga Peja, Juniku e Deçani: U premtova se nuk do t’i zhgënjej, do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës

GD
Gazeta Demos21 dhjetor 2025 në 14:15
Mulaj i LDK-së merr mbështetje të fuqishme nga Peja, Juniku e Deçani: U premtova se nuk do t’i zhgënjej, do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj i cili mban numrin 79 në listën e partisë, ka publikuar fotografi nga tubimet në Pejë, Junik e Deçan, shkruan GazetaDemos.

Mulaj tha se këto vende i dhanë besën LDK-së.

“Këto janë vende me histori, me dinjitet dhe me njerëz që nuk e ulin kokën. 28 dhjetori nuk është vetëm një datë në kalendar; është dita kur vendoset drejtimi i ri, dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Peja, Deçani dhe Juniku sot folën me një zë – besë për LDK-në. Këto janë vende me histori, me dinjitet dhe me njerëz që nuk e ulin kokën. 28 dhjetori nuk është vetëm një datë në kalendar; është dita kur vendoset drejtimi i ri, dita kur fillon kthesa që Kosova e ka pritur gjatë.

Mjaft më me qeverisje të bllokimit dhe izolimit. Mjaft më me politika që na kanë larguar nga miqtë dhe na kanë mbyllur dyert. Kosovës i duhet frymë e re, dialog, besim dhe aleanca të forta. I duhet bashkim, jo përçarje. Dhe LDK është forca e bashkimit, forca që di të dëgjojë, të respektojë dhe të ndërtojë.

Mbështetja që mora nga këto anë ishte e fuqishme dhe e sinqertë. Ishte mbështetje e njerëzve që duan punë, stabilitet dhe shpresë reale për fëmijët e tyre. U premtova se nuk do t’i zhgënjej – se do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, zëri i Pejës, Deçanit dhe Junikut, zëri i qytetarëve që besojnë se Kosova mund dhe duhet më mirë.

Kjo është koha jonë. Ky është momenti për ta kthyer besimin në veprim dhe shpresën në fitore. 28 dhjetori po vjen – dhe historia po pret të shkruhet.

#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

Më shumë nga Lajme

  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot
  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë