Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 08:14
Mungesa e uniformave në polici, Morina: Zyrtarët e prokurimit duhet të mbajnë përgjegjësi

Ish-eprori i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka vlerësuar se mungesa e uniformave dhe pajisjeve policore ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin dhe operacionalitetin e Policisë, duke theksuar se përgjegjësia për këtë neglizhencë duhet të kërkohet te zyrtarët e prokurimit dhe ata që merren me këtë fushë.

Morina ka thënë për Ekonomia Online se uniformat dhe pajisjet teknike e teknologjike janë elemente bazike për punën e policisë dhe se furnizimi me to duhet të planifikohet me kohë.

“Çështja e uniformës dhe çështja e pajisjeve policore është çështje bazike, operative, ku edhe kadetëve që diplomojnë, por edhe zyrtarëve policorë, është më se e nevojshme. Prandaj ndërrimi i uniformës me kohë, në kohën e caktuar, si e dimrit, ashtu edhe e verës, si edhe pajisjet e tjera teknike, teknologjike, të cilat duhet t’i ketë policia me vete, ndikon në operacionalitetin më të shpejtë, efikasitetin e policisë dhe në mënyrë të caktuar në përmbushjen e obligimeve konform Ligjit për Policinë”, tha ai.

Ai ka theksuar se procedurat e prokurimit duhet të nisin para skadimit të afatit të përdorimit të uniformave dhe pajisjeve, në mënyrë që furnizimi të bëhet në kohën e duhur.

“Unë e mendoj se duhet të mendohet paraprakisht, para se të skadojë afati i uniformave dhe i pajisjeve teknike e të tjera, kështu që prokurimi të bëhet, kërkesa për prokurim të bëhet më herët, në mënyrë që në kohën e caktuar të pajisen policët me uniforma, po edhe kadetët”, tha Morina.

Sipas tij, përgjegjësia për këtë situatë duhet të kërkohet te zyrtarët që janë të angazhuar në proceset e prokurimit dhe furnizimit.

“Kjo neglizhencë, unë e mendoj, duhet të jetë përgjegjësi e zyrtarëve të prokurimit, edhe zyrtarëve të cilët merren me këtë lëmi. Prandaj, unë e mendoj se ata duhet të kenë përgjegjësi në lidhje me këtë, për arsye se uniformat nuk duhet t’u mungojnë zyrtarëve policorë, po as kadetëve të cilët diplomojnë, po as pajisjet teknike, teknologjike, të cilat i kanë dhe të cilat janë bazë kryesore për kryerjen e punëve patrulluese, operative, po edhe punëve të tjera, konform Ligjit për Policinë”, tha ai.

Ekonomia Online i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për të konfirmuar nëse është shtyrë ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj, cilat janë arsyet e shtyrjes dhe nëse kjo ka të bëjë me mungesën e uniformave.

Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

Ditëve të fundit është raportuar në media për mungesë të uniformave për zyrtarët policorë, si dhe për shtyrjen e ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës, për shkak të mungesës së uniformave.


duhetuniformavemorina

Të ngjashme

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera

21:46
Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

20:11
Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

13:27
Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi

22:46

Më shumë nga Lajme

  • 08:46Pesë raste të dhunës në Kosovë, disa të dyshuar dërgohen në mbajtje
  • 08:44Abdul El-Sayed shpall fitoren në Michigan, bëhet myslimani i parë në Senatin amerikan
  • 08:12Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Arrestohen 5 persona, sekuestrohen 37 kilogramë drogë
  • 07:58Dy ambasadorë, dy takime në Kuvend – Finlanda dhe Italia sot në agjendën e diplomacisë kosovare
  • 07:42OVL UÇK-ja thërret konferencë për shtyp, nuk dihet arsyeja