Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati ia kthen Përparim Ramës: Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju

GD
Gazeta Demos8 korrik 2025 në 20:58
Murati ia kthen Përparim Ramës: Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Muratit i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Përparim Rama.

Hekuran Murati përdori Chat GPT për t’i treguar publikut që “ka të drejtë”, në raport me Ramën që akuzon ekzekutivin për bllokim buxheti.

Rama ka thënë se Murati po bën humor me qytetarët.

Murati i tha se nëse dikush po bën humor ai është vetë Rama.

“Përparim, ti gënjeve që Qeveria ta ka blloku buxhetin, unë të demantova me fakte e argumente. Nëse dikush po bën humor e po tallet me votuesit, jeni ju që keni qeverisur me Prishtinën e që fajin tuaj të mos-miratimit të buxhetit komunal sipas afateve ligjore, tentoni t’ia hidhni Qeverise ndërsa vetë viktimizoheni”.

“MFPT ua ka alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2024, ashtu siç e parasheh ligji kur komuna nuk arrin ta miratojë buxhetin me kohë. Për ta alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2025, siç ta kam thënë tash e disa herë, duhet ndryshim/plotësimi i ligjit të buxhetit në Kuvend. Nëse don zgjidhje, e ke shumë të lehtë – fol me deputetët e partisë tënde në Kuvend që ta zhbllokojnë Kuvendin, e kjo pastaj hap udhë për ndryshim plotësim të ligjit të buxhetit”, ka thënë Murati.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 12:32Kurti dhe Hamza takohen sot në orën 16:00
  • 12:31Një aksident me fatalitet dhe 23 me të lënduar në 24 orët e fundit
  • 12:24“Jo në emrin tim” aksion para Minstrisë së Drejtësisë, thirrje Gërvallës: Voto Ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar
  • 12:18Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin
  • 12:17“Liria Ka Emër” fton bashkatdhetarët në protestën e 10 tetorit në Bruksel