Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati thirrje Kurtit dhe Ramës: Prishtina e Tirana të fillojnë një fushatë diplomatike në mbrojtje të katërshes së UÇK-së

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 20:02
Murati thirrje Kurtit dhe Ramës: Prishtina e Tirana të fillojnë një fushatë diplomatike në mbrojtje të katërshes së UÇK-së

Ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Më 16 shtator, Gjykata i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 dhe Selimin me 13 vjet, ndërsa vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet

Në një postim në rrjetet sociale, Murati ka bërë thirrje për qetësi dhe koordinim politik e institucional pas vendimit.

“Asnjë situatë nuk duhet të na fus në gjendje paniku e në veprime të pamatura”, ka shkruar Murati.

Ai ka vlerësuar se vendimi i Dhomave të Specializuara “do të duhej të nxiste një kontekst uniteti kombëtar”, duke përmendur edhe mundësinë e protestave masive e paqësore.

Murati ka propozuar që fokusi të vendoset në koordinimin politik dhe institucional brenda Kosovës, me Shqipërinë dhe me partnerët ndërkombëtarë, për trajtimin e dy çështjeve.

Sipas tij, njëra prej tyre është shqyrtimi nëse ekziston ndonjë mundësi juridike për zhbërjen e Gjykatës, ndërsa në rast se kjo nuk është e mundur, ai kërkon që burimet njerëzore dhe profesionale të orientohen drejt mbrojtjes së katër të dënuarve në procedurën e apelit.

“Prishtina e Tirana të fillojnë një fushatë diplomatike në mbrojtje të të katër të akuzuarve”, ka shkruar Murati.

Postimin e tij ai e ka përmbyllur me thirrjet: “Liri për çlirimtarët. Rroftë UÇK-ja!”

muratithirrjeprishtina

Të ngjashme

Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat

14:45
Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën - njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

Gucati thirrje Kurtit: Përjashtoje Gërvallën - njerëzit që bashkëpunojnë me armikun, janë armiqë të kombit

12:35

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Protestuesit nuk ndalen, nga sheshi ‘Skënderbeu’ marshojnë për te EULEX-i
  • 23:31‘‘Donika tradhtare’’, Peci i reagon Mërgim Lushtakut: Axhamiu i Samisë, shihe çfarë helmi prodhon PDK’ja kur bjen nata
  • 23:22Deputetja e LDK ankohet për shllajfa, bori, bërtima në protestë: PDK t’i riorientojë protestuesit
  • 23:03Berisha: E kam incizimin, ishte urdhër të themelohej Gjykata Speciale, Kosova s’kishte alternativë
  • 22:44Besnik Berisha ngre alarmin, bën thirrje për protestë paqësore: Kjo është e keqja që mund t’i godasë ish-krerët në Hagë