Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mushkolaj: Osmani brenda skenarit të Kurtit, synim është zvarritja deri te zgjedhja e presidentit

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2025 në 22:20
Mushkolaj: Osmani brenda skenarit të Kurtit, synim është zvarritja deri te zgjedhja e presidentit

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet pas dështimit të formimit të Qeverisë, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani po vepron sipas skenarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Në Debat Plus, Mushkolaj ka deklaruar se kthesa e Osmanit drejt Kurtit ka nisur kohë më parë, në momentin kur ajo “e sulmoi ashpër Gjykatën Kushtetuese”.

“Zonja Vjosa Osmani ëshët plotësisht brenda skenarit të Albin Kurtit, edhe kushdo tjetër që mendon se nuk është, mendoj se nuk ka të drejtë. Për shkak se veprimet e saj prej një momenti të caktuar, kur ajo e ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese ëhstë kthyer kah Albin Kurti”, ka deklaruar ai.Mushkolaj ka shtuar se ndërprerja e procesit të dialogut strategjik me SHBA-të nuk duhet t’i faturohet vetëm Kurtit, por presidentes Osmani.

Sipas tij, që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti ka qenë i interesuar të vazhdojë bllokadën politike dhe kjo situatë nuk do të zgjidhet as me zgjedhjet e ardhshme.“Pastaj ka rrjedh ajo ndërprerja e procesit të dialogut strategjik nga SHBA. E të tjera, që ne e kemi faturu te Albin Kurti por unë mendoj që ajo duhet me iu faturu Vjosa Osmanit si një inicuese e atij procesi, dhe jo rusisht ka ndodhë kur ka ndodhë. Pikërisht pas momentit kur e ka sulmuar Kushtetuesen. Albin Kurti qysh prej rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit ka qenë i interesuar të vazhdojë bllokadën. Kjo bllokadë nuk do të zgjidhet me zgjedhjet e ardhshme kurdo që caktohen”, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se presidentja mund ta shtyjë vendimmarrjen për datën e zgjedhjeve deri në ditën e fundit të afatit kushtetues.“Qëllimi i Albin Kurtit është që kjo krizë të vazhdojë të paktën deri kur vjen koha për zgjedhjen e presidentit të ri, në këtë konteskt do të jetë edhe veprimi i Osmanit. Dhe nuk çuditem që ajo ta shtyjë vendimmarrjen për datën e zgjedhjeve deri ne limitin e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Ky raportohet se është emri që u fol sot në takimin Kurti-Abdixhiku
  • 23:10Horoskopi i shtatorit/ Cilat janë shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë
  • 22:47Ky do të jetë moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
  • 22:32Krejt çka tha Kurti pas takimit me Abdixhikun
  • 22:30Lokalizohet zjarri në Preoc të Graçanicës