Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mushkolaj përkujton Osman Jakup Cacajn: Ishte zëdhënës i luftës dhe paqes

GD
Gazeta Demos9 korrik 2025 në 11:19
Mushkolaj përkujton Osman Jakup Cacajn: Ishte zëdhënës i luftës dhe paqes

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta, nderojmë me përulësi jetën dhe veprën e Osman Jakup Cacajt – zëdhënësin e luftës dhe paqes, atdhetarin e pathyeshëm, njërin prej themeluesve të Degës së LDK-së në Deçan.

Sot, pas 26 vitesh mungese fizike, kujtimi për Osmanin mbetet i gjallë në ndërgjegjen dhe kujtesën tonë. Ai nuk ishte thjesht një veprimtar politik; ai ishte një zë që artikulonte shpresen dhe dhimbjen e një populli nën robëri, një figurë që e pa politikën si shërbim ndaj kombit dhe lirinë si detyrim historik. Me mendje të kthjellët dhe guxim të rrallë, Osman Jakup Cacaj dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, në vitet kur fjala e lirë ishte sfidë dhe veprimi politik kërkonte sakrificë.

Ishte zëdhënës i kauzës sonë kombëtare, në kohën kur ajo kërkonte zë të qartë dhe të fortë. Në këtë përvjetor, përulem me respekt para jetës së tij, para veprës së tij, dhe para gjurmëve që la në themelet e lirisë së Kosovës.

Brezat që vijnë kanë për detyrë të mos harrojnë – sepse kujtimi i njerëzve si Osman Cacaj është vetë kujtes e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe demokracisë. Lavdi jetës dhe veprës së Osman Jakup Cacajt! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Më shumë nga Lajme

  • 21:12Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës
  • 21:06Çitaku: Fushata e VV-së kundër Fidan Jupollit është e turpshme dhe e papranueshme
  • 20:51Tafë Çeku rrëfen si u pIagos gjatë Iuftës Agron Haradinaj: I dilte gja’k nga goja, me gjasë ka qenë i heImuar e ndoshta ka qenë shkaktar edhe i vdekjes së tij
  • 20:46Dikur i lutej për bashkëpunim Fidan Jupollit, sot e sulmon me karikaturë: Moderatori ia kujton mesazhet
  • 20:18Tre kosovarëve u refuzohet hyrja në Gjermani, njëri kishte vetëm pesë euro me vete