Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Deçanit, Jeton Mushkolaj po vazhdon takimet me qytetarët e Deçanit, së fundi i njëjti ka vizituar biznesin e afaristit, Demë Kameraj, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se Kameraj është shembull i jashtëzakonshëm i punës, përkushtimit dhe suksesit që ka kaluar kufijtë e Kosovës.
“Pritja e ngrohtë dhe mikpritja e tij na bëjnë krenarë, ndërsa puna dhe suksesi i tij janë motivim për të gjithë ne. Biznesi i tij është dëshmi se me punë të ndershme arrihen rezultate të mëdha”, tha ai.
Postimi i plotë:
Vizitë inspiruese tek afaristi Deme Kameraj
Sot patëm nderin të vizitojmë afaristin e suksesshëm nga Lebusha e Deçanit, z. Deme Kameraj – një shembull i jashtëzakonshëm i punës, përkushtimit dhe suksesit që ka kaluar kufijtë e Kosovës.
Pritja e ngrohtë dhe mikpritja e tij na bëjnë krenarë, ndërsa puna dhe suksesi i tij janë motivim për të gjithë ne. Biznesi i tij është dëshmi se me punë të ndershme arrihen rezultate të mëdha.
Ne si komunë do t’i trajtojmë bizneset me super prioritet, duke i konsideruar partnerë të barabartë në rrugëtimin tonë për zhvillim të qëndrueshëm, vende të reja pune dhe ekonomi të fortë.
Faleminderit Z. Kameraj për punën dhe kontributin tuaj!