Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu i reagon Muratit: Deri dje i quanit mercenarë e kriminelë, sot papritur po besoni në pafajësinë e tyre

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 10:38
Musliu i reagon Muratit: Deri dje i quanit mercenarë e kriminelë, sot papritur po besoni në pafajësinë e tyre

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dje është deklaruar sa i përket procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, ku tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera, ato çka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve. Por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, deklaroi ai.

Sot, rreth kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila s’është se i besoi fort kësaj deklarate.

“Sa herë që do populli, i kthen në binarë edhe ata që e kanë humbur rrugën. Kur pushteti i verbon njerëzit, fjala e tyre bëhet e rëndë, përçmuese, shpesh edhe e pabesë. Deri dje i quanin mercenarë e kriminel ata që dhanë gjithçka për këtë vend. I etiketuan, i fyen, u hodhën baltë mbi sakrificën sepse politika pa dinjitet, nuk ka as kufij në fyerje. Sot, papritur, i njejti zë zë del e thotë “besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së”. A është kjo e sinqert? Apo është vetëm frika nga zgjimi i popullit që s’pranon më lojëra me emrin e atyre që luftuan?

Populli e ka një virtyt të rrallë. Pret, vëzhgon, por nuk harron. Dhe kur e sheh se fjalët e djeshme nuk përputhen me deklaratat e sotme, nuk hesht. Sepse sa herë që do populli e zbulon hipokrizinë, ua tregon vendin dhe i kthen në binarë edhe ata që s’marrin vesh. Populli s’ka nevojë për të dëgjuar deklarata të rehatshme. Populli sot ka nevojë për të mbrojtur të vërtetën, për të ruajtur nderin e luftës, dhe për t’i treguar kujtdo që tallet me historinë se heret a vonë do te përballet me popullin”, tha Musliu.

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në Veternik
  • 16:20Parafillorët në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë nga 1 shtatori
  • 16:20Rasti tragjik në Malishevë, ja çfarë pret familja e Jetlira Foniqit
  • 16:18Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorë
  • 16:18Vuçiq flet për hapje të Urës së Ibrit me 1 shtator: Nëse nuk ndihmon Evropa për ta ndaluar, do të telefonojë në Washington