Ish-deputetja e Kuvendit të Koosvës, Ganimete Musliu ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në Skenderaj.
“Kohët e fundit po përballemi me fushata të organizuara linçimi, të drejtuara jo vetëm kundër atyre që mbajtën barrën e luftës, njerëzve më meritorë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në jetën publike të vendit, por edhe ndaj atyre që po qëndrojnë stoikë tash e gati gjashtë vite në mbrojtje të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, duke u bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve dhe fyerjeve nga më të ultat.”, shkroi Musliu.
Postim i saj:
Filimisht, dua të deklaroj qartë se jam kundër të gjitha formave të dhunës.
Por duhet thënë po ashtu se, prej vitesh, kemi parë individë dhe grupe që nxisin vazhdimisht gjuhë urrejtjeje, me qëllimin e vetëm për të degraduar vlerat, për të shkatërruar reputacionin e figurave publike dhe historike dhe për të nxitur përçarje e dhunë.
Kohët e fundit po përballemi me fushata të organizuara linçimi, të drejtuara jo vetëm kundër atyre që mbajtën barrën e luftës, njerëzve më meritorë për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në jetën publike të vendit, por edhe ndaj atyre që po qëndrojnë stoikë tash e gati gjashtë vite në mbrojtje të luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, duke u bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve dhe fyerjeve nga më të ultat.
