Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale ekzistojnë dy mundësi: që çështja të kthehet në Komisionin për Legjislacion, ku do të diskutohen dhe përfshihen rekomandimet e propozuara, ose që i gjithë procesi të nisë nga pika zero.
Ajo ka theksuar se kjo çështje po diskutohet nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e tjera shqiptare, duke nënvizuar se përgjegjësia për këtë proces u takon të gjithëve.
