Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për kandidaten e PDK-së për kryetare të Komunës së Pejës, Arta Vokshi-Nallbani.
“Peja është zemra e Dukagjinit, qyteti i historisë, krenarisë dhe kulturës sonë. Ky qytet meriton një lidership vizionar, të vendosur dhe me guximin që vetëm një grua e fortë si Arta Vokshi Nallbani mund ta sjellë.
Arta, së bashku me ekipin e saj profesionist dhe me mbështetjen tuaj, është garancia që Peja të marrë vendin që e meriton si shembull i zhvillimit, barazisë dhe përparimit. #PDK191 #artavokshinallbani #peja”, shkroi Musliu-Shoshi.
