Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musliu-Shoshi: Qeveria aktuale s’ka arritur të siguronte librat falas për nxënësit

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 10:40
Musliu-Shoshi: Qeveria aktuale s’ka arritur të siguronte librat falas për nxënësit

Sot në të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të fillojë procesi mësimor 2025/2026.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ariana Musliu-Shoshi ka uruar të gjithë nxënësit, për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

Por ka thënë se për fat të keq, arsimi në Kosovë po shndërrohet në një barrë të rëndë financiare për prindërit, pasi që subvencioni prej 80 euro nuk mjafton as për librat bazë dhe se çmimet janë të papërballueshme. Musliu- Shoshi thotë se librat për nxënësit vazhdojnë të shiten madje me dy çmime të ndryshme.

E për këtë gjendje sipas saj përgjegjëse është qeveria aktuale e udhëhequr nga Kurti, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë libra falas për nxënësit dhe as të garantojë kushte dinjitoze për arsim.

“Për këtë gjendje është përgjegjëse qeverisja aktuale e udhëhequr nga Kurti, e cila tash e pesë vite nuk ka arritur të sigurojë librat falas për nxënësit dhe të garantojë kushte dinjitoze në arsim. Arsimi nuk është privilegj por është e drejtë themelore, të cilën kjo qeveri po e mohon dhe po e shkel çdo ditë. Fëmijët tanë meritojnë më mirë”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Ky është moti për nesër dhe ditëve në vazhdim
  • 23:25Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, disa pika në rend të ditës
  • 23:22Maqedonci në Bruksel kërkon njohjen nga Ukraina: Njohja e Kosovës do të lehtësonte bashkëpunimin
  • 23:12Lëvizjet në Policinë e Kosovës, Basri Shabani emërohet drejtor rajonal në Prizren
  • 22:38Janina Ymeri për Rizvanollin: I shpik dikun 300-400 megavat – E pyes ministren, këto në raport nuk po dalin, ku i ke gjetë?