Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, si sponsore të kauzës së Gjykatës Speciale.
Ajotha se gjatë gjithë kohës kjo parti ka përmendur në parlament terma si kriminelë dhe arsye të tjera për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Është mendimi imi nga krejt kjo çka kam pa që nga themelimi edhe deri sot kur ata e kundërshtojnë plotësisht ndryshimin e ligjit unë nuk mundem me quajt ndryshe deputetët lëvizjen Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin veçse sponsorizues të Gjykatës Speciale. Të kauzës e kam fjalën”, tha Musliu në Klan Kosova.
“Gjatë gjithë kohës në Kuvendin e Republikës së Kosovës termi kriminel vrasës, kriminel vrasës ka ardhë prej Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend. E para dhe e dyta ikja e tyre nga përgjegjësia për mos votuar kundër ashtu siç kanë propaganduar. E treta ‘si të vijmë ne, ty Hashim të bie mirë, se nëse unë e vij në pushtet se unë e zhbëj gjykatën’”.
“Gjashtë vjet. Gjashtë vjet asnjë fjalë të vetme nuk e ka folë për Gjykatën Speciale. Sot kur e ka mundësinë me e dhënë një kontribut konkret jo si individ por si institucion prapë heziton, unë nuk mund ta quaj ndryshe vetëm si sponsorizues”.