Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 11:58
Mustafa: Albin Kurti e ka marrë peng Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po mban peng institucionet e Kosovës, duke mos konstituuar Kuvendin.

Mustafa në një konferencë për media në hollin e Kuvendit tha se nuk do ta lejojnë një situatë të tillë.

“Albin Kurti ka marrë peng Kosovën dhe ka marrë peng institucionet e Kosovës. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë dhe as nuk do ta lejojmë. Ne çdo ditë jemi edhe para ndërtesës së Qeverisë për t’i kërkuar kthimin në Kuvend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po protestojmë, po bëjmë aktivitet në mënyrë paqësore, në mënyrë të qetë për t’i përcjellë mesazhin e qartë. Mirëpo kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

Ai duhet të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë funksionimin normal të Kuvendit.

Përndryshe, pakënaqësia e qytetarëve dhe rrjedhimisht edhe durimi edhe i partive opozitare dhe në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të jetë i pafund dhe do të përdorim mjetet demokratike për të shtyrë ata njerëz që kanë marrë peng Kosovën ta kthejnë Kosovën në binarë kushtetues dhe në binarë të një shteti normal. Kjo situatë tashmë po duket se ka rrëshqitur në një terren që nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë, që një parti shqiptare e Kosovës t’i marrë peng institucionet dhe të pengojë funksionimin e shtetit të Kosovës.Mirëpo ne do të vazhdojmë të jemi këtu dhe kudo që nevojitet për të kthyer Kosovën në binarë normalë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona të vazhdueshme, do të jemi këtu prapë pas 48 orëve me kërkesën e njëjtë: kthimin e Kuvendit të Kosovës deputetëve dhe kthimin e institucioneve në shërbim të qytetarëve”, tha ai.

I pyetur për çështjen e Presidentit, se a pret të ketë marrëveshje mes LVV dhe LDK, Mustafa tha se pas konstituimit të Kuvendit ka mjaftueshëm kohë për zgjedhjen e Presidentit.

“Diskutimet për presidentin mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit. Dihet qartë se pas ditës së konstituimit të Kuvendit janë edhe 60 ditë për të zgjedhur presidentin. Nuk ka asnjë arsye të vetme të mbahet konstituimi i Kuvendit peng i diskutimeve që po ndodhin për presidentin. Kjo është një lojë politike, kjo është një strategji për të blerë kohë. Pse po i nevojitet kjo blerje e kohës nuk mund ta dimë, por ajo është e qartë se nuk ka vullnet për t’i dhënë Kosovës institucione në këtë fazë. Taktizime të tilla me negociata që nuk përfundojnë kurrë nuk mund ta arsyetojnë bllokadën e institucioneve. Kështu që ne presim që të kthehen në Kuvend, të konstituojnë Kuvendin dhe pastaj kanë kohën e nevojshme në dispozicion për t’i vazhduar negociatat për president, nëse me të vërtetë kanë vullnet për t’i dhënë vendit president dhe institucionet”, tha ai.

pengmarrëkosovën

Të ngjashme

"Kuvendi s'është pronë e askujt", Musliu kërkon vazhdimin e seancës

"Kuvendi s'është pronë e askujt", Musliu kërkon vazhdimin e seancës

11:48
Besnik Tahiri: Kurti dhe LVV duan ta fusin Kosovën qëllimshëm në krizë identitare

Besnik Tahiri: Kurti dhe LVV duan ta fusin Kosovën qëllimshëm në krizë identitare

11:11
Kurti uron Sadikun për të artën: Sukses për ty, për të gjithë Kosovën

Kurti uron Sadikun për të artën: Sukses për ty, për të gjithë Kosovën

18:08

Më shumë nga Lajme

  • 16:46Përfundon gërmimi në Kalludër dhe Jabukë, mbetjet mortore dërgohen për ADN në Hagë
  • 16:42Haakon, mbreti i ri i Norvegjisë
  • 16:31Emri për president, krijimi i institucioneve e reduktimi i KFOR-it, ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun
  • 16:30Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s
  • 16:25Nepali refuzon ndihmën pas përmbytjeve shkatërruese që goditën disa qytete