Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar publikisht pas një incidenti verbal gjatë seancës së Kuvendit që po mbahet sot, duke akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga Egzon Azemi.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka bërë të ditur se gjatë një diskutimi me kryesuesin e seancës, z. Gola, është ndërprerë nga Azemi. Sipas tij, pasi kishte kërkuar që të mos ndërhyhej deri në përfundimin e diskutimit, është përballur me një ofendim verbal.
“ Mu kthye ‘mos u bo kastravec ktu’” , ka shkruar Mustafa, duke theksuar se nuk pranon ofendime nga askush.
Ai ka shtuar se, ndonëse është natyrë e qetë, nuk e toleron cenimin e dinjitetit të tij, duke e cilësuar të vështirë përballjen me një nivel të tillë komunikimi.
Postimi i tij:
”Të nderuar qytetarë,
Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën.
Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri.
