Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mustafa: Vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 16:14
Mustafa: Vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili e konsideroi të përfunduar seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Mustafa në një prononcim për GazetaBlic , tha se një veprim i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ai thekson se vetëm një diletant ose një i manipuluar që vepron kundër rendit Kushtetues pritet të konstatoi se e konsideron të konstituar Kuvendin.

“Nëse lexohet, Kushtetuta thotë se Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga tre partitë e para të dala në zgjedhje, të një nënkryetari nga komuniteti joshumicë serb dhe një nënkryetari nga komunitetet tjera joshumicë joserbe. Pa u përmbushur këto zgjedhje, vetëm një diletant ose një i manipuluar, i cili vepron kundër rendit kushtetues, pritet të konstatoj se e konsideron të konstituar Kuvendin”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Kosova nuk duhet të lejojë, siç e quajti, politikën e logjikën “me kushtetutë e pa kushtetutë”, pasi që e dimë se ku mund të na dërgoj kjo sjellje.

“Kosova nuk guxon ti nënshtrohet politikës dhe logjikës “me kushtetutë e pa kushtetutë” sepse ne e kemi përjetuar këtë dhe e dimë se ku mund të qojë kjo sjellje!”, përfundoi ai.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi