Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, në seancën solemne për shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës, “Ma kthe dritën”, tha se shoqëria jonë duhet t’iu sigurojë atyre hapësira të sigurta dhe vende ku flasin pa u gjykuar.
Nagavci tha se qëllimi i Serbisë gjatë luftës ishte i qartë, por nuk ia dolën e as nuk do të ia dalin sepse të mbijetuarit e dhunës seksuale, u bënë zë i shumë të tjerëve.
“Dhunimi seksual gjatë luftës përbën një krim të rëndë dhe një strategji të përdorur nga Serbia, me qëllim nënshtrimin, frikësimin dhe dëmtimin e strukturës shoqërore.
