Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci thotë se do të intensifikohen bisedat për president: Jemi të interesuar t`i shmangim zgjedhjet

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 16:20
Nagavci thotë se do të intensifikohen bisedat për president: Jemi të interesuar t`i shmangim zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar intensifikim të bisedimeve me partitë politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ajo ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si të panevojshme dhe pa ndikim në ndryshimin e situatës aktuale.

“Ndërkohë që ditët e mbetura natyrisht do të intensifikohen takimet edhe bisedat, sepse si Lëvizje jemi tejet të interesuar që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja, sepse besoj që mundësitë janë, gjasat janë reale edhe është e nevojshme, pothuajse e domosdoshme që ne të zgjedhim presidentin, sepse edhe një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë të panevojshme e të padrejta, por nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”, ka thënë Nagavci.

Sa i përket mundësisë për ndryshimin e emrave të propozuar për president, ajo nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, duke theksuar se gjithçka do të varet nga zhvillimi i mëtejmë i bisedimeve.

“Nuk mund të konfirmoj diçka të tillë që tani, për shkak se do të vazhdojnë bisedat. Unë besoj dhe pres që liderët e dy partive të tjera më të mëdha, por nga ana tjetër pres edhe të gjithë deputetët të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, që të kryejnë detyrën e tyre në funksion të zgjidhjes së problemit dhe zgjedhjes së presidentit”, është shprehur ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Gërvalla reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Duhet të parandalojmë tragjeditë e tilla
  • 13:55Ambasadori i ri amerikan në Tiranë shkon në SPAK, shfaqet krah kryeprokurorit
  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve
  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri