Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj nuk e voton Vlora Çitakun e PDK’së për nënkryetare.
“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK’së për nënkryetar siç i takon, por s’mund të votojmë zonjën Çitaku”.
PDK ka votuar pro nënkryetarit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola. Po ashtu, edhe LDK votoi pro Golës dhe Çitakut.


