Në pjesën e dytë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, ai rrëfeu se si nisën dyshimet e tyre për Naim Murselin, se kishte gisht në krimin e kryer ndaj Liridonës dhe si u tronditën kur e kuptuan se ai u arrestua.
Leonardi ka treguar edhe disa momente para varrimit, gjatë ceremonisë mortore dhe pas zhvarrimit. tha Leonard Ademaj.
“Kemi shku në vendin e ngjarjes, ishte edhe Naimi aty, ja nisi me na shpjegu ngjarjen.
Njëherë tha dola nga ana e djathtë, tani nuk e di a nga e majta a e djathta.
Prapë nuk donim të dyshonim, kena shku në Gjakovë, erdh edhe Naimi me i marrë fëmijët se tha kanë me dhanë deklaratë në polici.
I ka marrë fëmijët, në u përgatitëm për varrim që do bëhej në Çërmjan. Kemi shkuar të nesërmen atje për me prit ngushëllime, aty ishin edhe prindërit e Naimit e Kushtrimit, njerëzit vinin për të pamje, Naimi nuk ishte aty.
E thirra ku je?