Nasim Haradinaj ka hedhur akuza të rënda drejt ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, Fatmir Sopi.

Në një paraqitje televizive, Haradinaj e ka akuzuar Sopin se ka dëshmuar në Gjykatën Speciale kundër Salih Mustafës ‘Calit’, i cili u dënua nga kjo gjykatë me 15 vjet burgim.

“Dëshmitar i Prokurorisë ka qenë nënkryetar i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, ai ka qenë haptas. Prokuoria nuk fton askënd për të mirën e të akuzuarit. E kemi shembullin e Blerim Kuqit që ka refuzu me dëshmu është dënuar me 2 muaj burgim dhe 200 euro gjobë. Prokuroria nuk të thirrë nëse nuk ke deklaru diçka në të kaluarën, çdo dëshmitar i Prokurorisë është thirrë për me i nxjerrë fjalët që i ka thonë ma herët”, ka thënë Haradinaj në T7.