Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 18:21
Natasha Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Serbi: Fola me shoferin që transportoi trupat nga Kosova

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka ngritur dyshimet për një varr masiv në Pasuljanske Livade, bazë ushtarake në Serbi.

Kandiq, me anë të një postimi në platformën ‘X’, ka deklaruar se një gjë të tillë e ka dëgjuar nga një person i cili pretendonte se ishte shoferi i kamionit frigoriferik që kishte bartur trupat nga Kosova, shkruan Insajderi.

Kandiq më tej njofton se kjo temë ishte pjesë e diskutimit me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes së Serbisë, Dragan Shutanovaq.

“Varri masiv i mundshëm në Pasuljanske Livade ishte temë e takimit tim me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Shutanovac, në vitin 2008. E njoftova se kisha biseduar me një person që pretendonte se kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik me të cilin trupat ishin transportuar nga Kosova në bazën ushtarake Pasuljanske Livade”, ka shkruar ajo.

Sipas Kandiqit, ky person ka kërkuar para në këmbim të informacioneve shtesë, por nuk ishte lajmëruar asnjëherë më.

Kandiqi thotë se menjëherë pas kësaj kishte njoftuar atëkohë ministrin Shutanovaq për informacionin që kishte marrë, por as ai nuk i ishte lajmëruar asnjëherë.

Më shumë nga Lajme

  • 10:15Kurti: 63 për qind e të punësuarve të fundit në administratën publike janë gra
  • 10:14Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
  • 10:10E rëndë në Leposaviq: Gruaja sulmon me thikë fëmijën 4-vjeçar
  • 10:05Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën
  • 09:54Veterani i UÇK-së Nuhi Tahiri kërkon falje për incidentin në protestë: E humba kontrollin