Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 11:09
NATO forcon praninë në Baltik pas inkursioneve me dronë

NATO ka “rritur vigjilencën” në Baltik, pasi Kopenhaga raportoi për një inkursion me dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës, tha një zëdhënës i aleancës ushtarake perëndimore.

Masat e shtuara përfshijnë “disa platforma të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit dhe të paktën një fregatë kundërajrore” në rajonin në perëndim të Rusisë, tha zëdhënësi i NATO-s, Martin O’Donnell, gjatë një konference për media.

O’Donnell tha se udhëheqja e NATO-s “ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit danezë” lidhur me incidentet me dronë, që janë të fundit në një sërë shkeljesh të hapësirave ajrore të shteteve anëtare të aleancës.

Shfaqjet misterioze të dronëve në Danimarkë dhe Norvegji që nga e hëna kanë detyruar autoritetet të mbyllin disa aeroporte. Danimarka ka lënë të kuptohet se pas dronëve mund të jetë e përfshirë Rusia.

Disa shtete të NATO-s kanë thënë se avionët luftarakë dhe dronët rusë kanë shkelur hapësirat e tyre ajrore në Evropë gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po e teston aleancën.

Por, të enjten Moska mohoi çdo sugjerim se ajo qëndronte pas këtyre incidenteve me dronë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 27 shtator paralajmëroi NATO-n se do të rrezikonte që të përballej me një “përgjigje vendimtare” nëse do të shfaqte “çfarëdo agresioni ndaj shtetit tim”. /REL

Më shumë nga Lajme

  • 22:04Moti për javën e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në -1 gradë
  • 22:04Vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit
  • 21:45“Kosova luajti më mirë se Austria”, Kurti: Futbollistët tanë shkëlqyen!
  • 21:44Gucati dënon kërcënimet ndaj Rexhep Selimit: Mospajtimi politik s’guxon të degradojë në nxitje për vrasje
  • 21:04Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen