Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndahet nga jeta Dr. Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe gjatë luftës ndihmoi ushtarët e UÇK-së

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 11:51
Ndahet nga jeta Dr. Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe gjatë luftës ndihmoi ushtarët e UÇK-së

Është ndarë nga jeta Dr. Zekë Zeka, mjeku i njohur që për shumë vite kontribuoi në sistemin shëndetësor të Kosovës, veçanërisht në fushën e anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv. Gjatë luftës në Kosovë, ai u angazhua edhe në trajtimin e ushtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për kontributin e tij profesional dhe shoqëror, më 22 tetor 2026, Oda e Mjekëve të Kosovës e nderoi me dekoratën për merita të veçanta „Ali Sokoli“.

Postimi i plotë i Odës së Mjekëve:

Ndahet nga jeta Dr. Zekë Zeka

Dr. Zekë Zeka përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit. Ndërsa, Specializimin në Anesteziologji dhe Reanimacion e përfundoi në Qendrën Universitare Spitalore në Tiranë,

Gjatë karrierës së tij profesionale, Dr. Zeka ushtroi detyra të rëndësishme drejtuese në sistemin shëndetësor, duke përfshirë pozitën e drejtorit të Klinikës së Anesteziologjisë, Mjekimit Intensiv dhe Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e tij profesional, kontribuoi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në avancimin e fushës së anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv.

Në vitin 1995, ai u pranua si asistent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Krahas punës klinike dhe akademike, mori pjesë në simpoziume dhe konferenca shkencore, si dhe publikoi punime shkencore si autor dhe bashkautor. Studimet pasuniversitare i përmbylli me mbrojtjen e tezës së magjistraturës më 4 maj 2006, me temën mbi analgosedacionin e pacientëve në ventilim mekanik në mjekimin intensiv në QKUK, gjatë periudhës 2000–2001.

Gjatë luftës, Dr. Zeka dha kontribut humanitar e profesional duke trajtuar ushtarë të lënduar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve edhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar ndër vite në mjekësi dhe në shërbim të shoqërisë, Oda e Mjekëve të Kosovës, më 22 tetor 2026, e nderoi me dekoratën për merita të veçanta, me titullin „Ali Sokoli“.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

zekazekëjeta

Të ngjashme

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja Rinesancë

17:47

Më shumë nga Lajme

  • 20:49E dhimbshme: Ky raportohet se është 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj
  • 20:44Nafije Latifi ngre alarmin për Onkologjinë: 400 deri në 500 pacientë në ditë, hapësirat janë të pamjaftueshme
  • 20:39Vuçiq flet për zgjedhjet, tregon se a do e pranojë rezultatin
  • 20:35Bajrami: Rryma nga KEK-u kushton 29.6 euro/MWh, ndërsa importi arrin në 450.93 euro/MWh
  • 20:25Kearns: Pamjet nga Serbia shqetësuese, MB dhe BE të sigurojnë që Beogradi e kupton se paqja duhet të ruhet