Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, njëherit zyrtari i MMPH, Samir Bruqi – Familjari: Ishte shembull i burrërisë e i besës

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 21:56
Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, njëherit zyrtari i MMPH, Samir Bruqi – Familjari: Ishte shembull i burrërisë e i besës

Është ndarë nga jeta zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Samir Bruqi, shkruan GazetaDemos.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.

“Samiri nuk ishte vetëm tezaku im, por një mik i vërtetë, një vëlla në çdo kuptim të fjalës. Ai la gjurmë jo vetëm në familje, por edhe në vendin tonë. Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mbajti pushkën për lirinë që gëzojmë sot. Me zemër trim dhe shpirt të pastër, ai nuk u dorëzua para asnjë sfide, sepse dashuria për atdheun ishte mbi gjithçka”, shkruan një familjar.

Postimi i plotë:

Samir Bruqi – Emër nderi, mik besnik

Samiri nuk ishte vetëm tezaku im, por një mik i vërtetë, një vëlla në çdo kuptim të fjalës. Ai la gjurmë jo vetëm në familje, por edhe në vendin tonë. Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mbajti pushkën për lirinë që gëzojmë sot. Me zemër trim dhe shpirt të pastër, ai nuk u dorëzua para asnjë sfide, sepse dashuria për atdheun ishte mbi gjithçka.

Pas luftës, Samiri nuk u ndal asnjëherë. Ai vazhdoi rrugën e nderit duke shërbyer në institucionet e Kosovës, me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar. Ishte shembull i burrërisë, i besës dhe i mirësisë.

Unë krenohem që e pata pranë, që e pata mik të zemrës. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë gjithmonë, sepse njerëz si Samir Bruqi nuk harrohen kurrë.

Zoti të shperblefte me Xhehenet tezaki imë…!!!

Më shumë nga Lajme

  • 16:165 vatra aktive në Shqipëri, vijon puna për shuarjen e flakëve në zonat problematike
  • 16:16Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën
  • 16:06Limaj: Thaçit t’i vazhdohet mandati i Presidentit, iu ndërpre padrejtësisht
  • 16:05Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin francez
  • 15:51REL: Ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit, por jo edhe për kohën