Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se blloku B2 është ndalë për shkak të kontrollit teknik.
“Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2,000 orë operim të pandërprerë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit”.
