Të gjithë trenat e Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn – DB) janë ndalur plotësisht pas një defekti serioz teknik në sistemin e komunikimit radio GSM-R, i cili përdoret për menaxhimin e trafikut hekurudhor.
Për shkak të këtij problemi, linjat janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa trenat janë ndalur në stacione ose në pika të sigurta të rrjetit. Teknikët janë duke punuar për riparimin e defektit, i cili tashmë ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta në të gjithë vendin.
Sipas kompanisë, problemi është regjistruar në sistemin GSM-R, që mundëson komunikimin mes trenave dhe qendrave të kontrollit të trafikut. Për arsye sigurie, qarkullimi është pezulluar menjëherë, duke bërë që i gjithë trafiku hekurudhor të ndalet përkohësisht.
