Koorporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se tash e tutje ndalohen fluturimet mbi zonën operacionale të saj.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KEK ka thënë se sot e ka pranuar vendimin e KFOR’it, sipas të cilit zona operacionale e KEK-ut është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime, me theks të veçantë të dronëve, shkruan Reporteri.net.

“Ky hap përfaqëson një dëshmi të qartë të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të mbështetur sistemin e sigurisë së infrastrukturës energjetike të Kosovës, si një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes. KEK sh.a. shpreh mirënjohjen e thellë për rolin e KFOR-it në kontributin ndaj sigurisë së objekteve të saj”, thuhet në njoftim.