Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkull, në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ata dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia, jashtë vendkalimit kufitar.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 16.11.2026 – 12:35. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë. Me veturë të dyshuarit dyshohet se në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK



