Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 15:00
Ndërprerja e seancës, reagon ashpër OVL e UÇK-së: Kosova nuk është pronë e Albin Kurtit dhe as e asnjë partie

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo që u ndërpre pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk paraqit emër për kryeparlamentar/e.

E OVL e UÇK-së në një reagim thekson se Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi ose partie.

Ndërpritet seanca, Kurti nuk prezanton emër për kryeparlamentar – kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike.

Reagimi i plotë:

Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj çdo përpjekjeje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit. Pas zgjedhjeve, Kuvendi ende nuk funksionon dot, ndërsa vendi mbetet pa qeveri me mandat të plotë. Kjo nuk është strategji. Është sulm ndaj rendit institucional dhe ndaj vetë sigurisë së shtetit.

Përgjegjësinë kryesore e mban Albin Kurti. Refuzimi i tij për ta vënë interesin kombëtar mbi pushtetin partiak e thellon paqëndrueshmërinë dhe dëmton lidhjet me aleatët tanë strategjikë, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veteranët tashmë mbajnë mbi supe barra të rënda administrative dhe ligjore; ndërkohë Kosovës i duhen institucione që funksionojnë sa më parë.

Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi. As e ndonjë partie.

OVL UÇK i bën thirrje Albin Kurtit dhe subjektit të tij që të ndërpresin lojërat me fatin e vendit, t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos e mbajnë Kosovën peng të agjendave personale. Kosova nuk ka kohë për të humbur e as luks për të pësuar dëme të mëtejshme diplomatike e ekonomike.


albinkosovapronë

Të ngjashme

Tik…Tak! “Big Brother VIP Kosova” shumë shpejt në ekranet tuaja!

Tik…Tak! “Big Brother VIP Kosova” shumë shpejt në ekranet tuaja!

14:04
Miratimi i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

Miratimi i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, BE: Kosova një hap para drejt anëtarësimit në SEPA

11:09
Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri

Kosova dhe Shqipëria në garë për Lutfi Dalipin, Zvicra rrezikon ta humbasë talentin e ri

11:03
Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni

22:18

Më shumë nga Lajme

  • 17:18‘‘Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
  • 17:15Krasniqi: Pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, mund të jetë Faton Peci, mbrëmë dhashë dëshmi…
  • 16:48​Pas 27 vjetësh pritjeje rivarroset Heroi i Kosovës Idriz Rrecaj
  • 16:38Ngrihet aktakuzë ndaj Skender Llugiqit, kishte bërë thirrje që të pushkatohet Ramush Haradinaj
  • 16:37Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren, s’kishte masa sigurie