Punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj janë ndërprerë përkohësisht, pasi inspektorët kanë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Vendimi për ndalimin e punimeve është marrë nga Inspektorati Qendror i Punës, pas një inspektimi në terren, ku janë konstatuar shkelje të rregullave që kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorëve.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e aktiviteteve të punës.



