Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë identifikuar dy shoferë dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkimore për kundërvajtje të rënda në komunikacion.
Fillimisht shoferi L.B. (21 vjeç) është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 12 muaj, për kundërvajtje të tejkalimit të shpejtësisë.
Ai, duke drejtuar veturën BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme të Ferizajt, në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 209 km/h.
