Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 15:24
Ndotja e ajrit në Obiliq, Prokuroria e Prishtinës autorizon Policinë për hetime

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me ndotjen e ajrit nga KEK-u në Obiliq.

Sipas një njoftimi të kësaj prokurorie, deri tek ndërrmarja e këtij veprimi erdhi pas pranimit të informacioneve dhe një video-incizim, mbi bazën e të cilave ekzistojnë dyshime për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit.

“Në lidhje me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të verifikimit dhe sigurimit të provave relevante.

Rasti është duke u trajtuar në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’, sipas nenit 338 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në mbrotjen e mjedisit dhe garanton se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të kësaj çështje”, thuhet në njoftim

prokuroria

Më shumë nga Lajme

  • 08:16Maratona sot bllokon disa rrugë në Prishtinë e Fushë-Kosovë
  • 08:05Moti: Paradite me diell, pasdite priten reshje shiu
  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme