Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Në 03:00 të natës më dërgoi një mesazh”, flet gruaja e Behar Preniqit që u arrestua nga Serbia

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 07:53
“Në 03:00 të natës më dërgoi një mesazh”, flet gruaja e Behar Preniqit që u arrestua nga Serbia

Kishte marrë rrugën nga Gjermania për tu kthyer në Kosovë. Por Behar Preniqi nga Obiliqi, destinacioni për në vendlindje i mbeti në gjysmë.

Kjo pasi më të hyrë në Serbi në kufirin me Kroacinë u ndalua nga autoritetet serbe.

E me tu ndaluar ai kishte dërguar një mesazh gruas së tij e cila gjendet në Gjermani.

“Burri im është nisur nga Munhiu në orën 8 të mëngjesit me datën 3 gusht me automjet me një shok të vet. Në orën 3 të natës me dërgo një mesazh burri ku me ka thënë se me kanë ndalu në kufi, nuk me ka treguar ku, në kufi të Serbisë dhe me ka thënë lajmëroj familjarët”, ka thënë Ndoji.

Arsye e ndalesës, sipas Ndojit, u bë një fotografi e emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Preniqi e mbante në llogarinë e tij në facebook.

“Ai vet personi ka deklaruar se Beharit i kanë gjet një fotografi në facebook, që burri im e ka një foto të UÇK-së asnjë informacion tjetër nuk di dhe me personin në fjalë nuk kam fol dhe nuk e di të vërtetën”, është shprehur tutje ajo.

Që Behar Preniqi nuk ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, e thotë djali i hallës së tij, Armend Krasniqi.

“Behari është rritur në Obiliq krejt, gjatë luftës i ka pasur 16 vjet deri në ofensivën e fundit pa i ra NATO ka dal në Maqedoni dhe mbas luftës pas çlirimit ka ardh ka punu në Kosovë deri para tre viteve ku është martuar me bashkëshorten nga Shqipëria e cila jeton në Munhen”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Behari kishte udhëtuar vazhdimisht nëpër Serbi, por asnjëherë nuk kishte pasur probleme.

“Behari nuk ka të bëjë me këto sene, Behari është një djalë shumë i mirë, i urtë punëtor, e ka lënë gruan vetë atje për me ardh me pa gjyshen këtu, nuk i ka prindërit, babai ka vdekur së fundi,nuk dijmë asgjë për të as autoritet tona, pra as ministria nuk na ka njoftu asgjë”, ka thënë tutje Krasniqi.

Pas këtij rasti, kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it”, kanë thënë nga MPJD.

MPJD u ka thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Më shumë nga Lajme

  • 11:05Osmani për hapjen e urës mbi Ibër: Hap historik drejt integrimit të plotë të territorit të Kosovës
  • 11:03I dehur sulmoi policët dhe demoloi zyrën, përfundon në pranga i dyshuari në Shtërpcë
  • 11:03Rrahu gruan dhe dy vajza dhe tentoi t’ia vë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
  • 11:02Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë të Veriut
  • 11:00A po shndërrohet gjuha e urrejtjes në mekanizëm për mbajtjen e pushtetit në Kosovë?