Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë lufte

GD
Gazeta Demos13 qershor 2026 në 13:55
Në dokumentarin për Adem Shehin, Haxhiu: Shqipëria ishte krah Kosovës në kohë lufte

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar komandant Adem Shehit, ku është rikthyer në një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës çlirimtare. Në fjalën e saj, Haxhiu ka theksuar se historia e luftës së Kosovës nuk mund të kuptohet pa kontributin e njerëzve nga Shqipëria, të cilët iu përgjigjën thirrjes për ndihmë në kohë lufte.

Ajo ka vlerësuar ekipin realizues të dokumentarit, duke thënë se kanë ruajtur jo vetëm një jetëshkrim, por edhe zërin e një kohe dhe kujtimin e atyre që morën vendime të rëndësishme në periudha të vështira.

Sipas saj, dokumentari sjell më afër figurën e komandantit Adem Shehi, oficerit nga Shqipëria dhe komandantit të Brigadës 153 “Hyzri Talla”, i cili dijen, përvojën dhe disiplinën ushtarake i vuri në shërbim të luftës çlirimtare në Kosovë.

Haxhiu theksoi gjithashtu se gjatë luftës, Shqipëria ka qenë krah Kosovës me njerëz, strehë, dije dhe armë, duke e cilësuar këtë si një nga të vërtetat e rëndësishme të historisë së lirisë së vendit.

Në përmbyllje, ajo u shpreh me respekt dhe mirënjohje për kontributin e komandant Shehit në luftën për Kosovën.

albulrna haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona