Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në KQZ s’kalon propozimi i VV-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

GD
Gazeta Demos6 dhjetor 2025 në 21:38
Në KQZ s’kalon propozimi i VV-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk e ka miratuar propozimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për shtyrjen e afatit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës dhe mundësinë e ndryshimit të vendvotimit për votuesit brenda vendit deri të dielën në ora 16:00.

Propozimi mori vetëm katër vota për. Kundër u shpreh edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Sekretariati i KQZ-së ishte shprehur paraprakisht kundër shtyrjes, duke theksuar se një vendim i tillë do të rrezikonte menaxhimin e procesit zgjedhor.

Në mbledhjen e sotme po ashtu u mor vendim që tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të bëhet të dielën.

Sipas vendimit të ri të KQZ-së, tërheqja e shortit, e paraparë të mbahet më 8 dhjetor, do të mbahet një ditë më herët, më 7 dhjetor.

Tërheqja e shortit do të bëhet në ora 14:00.

Më shumë nga Lajme

  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar
  • 17:20Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
  • 17:14Vlorë: Dhunohet fizikisht një 50-Vjeçar, shoqërohet një nga autorët