Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 21:34
Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Një aktivitet paqësor dhe simbolik në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet të dielën në Lubjanë.

Aktiviteti është paralajmëruar si një protestë në heshtje, përmes së cilës organizatorët synojnë të shprehin solidaritet me katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të zhvillohet në mënyrë paqësore, me respekt dhe dinjitet, ndërsa mesazhi kryesor do të jetë kërkesa për drejtësi dhe një proces të drejtë gjyqësor.

Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit do të ndezin dritat në duart e tyre, si simbol i shpresës, së vërtetës dhe lirisë.

“Një dritë për shpresën. Një zë për drejtësinë. Një mesazh për liderët në Hagë: nuk jeni vetëm dhe nuk jeni harruar”, thuhet në thirrjen për pjesëmarrje.

Organizatorët kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit dhe ta përcjellin mesazhin në mënyrë paqësore, qytetare dhe dinjitoze.

mbështetjethaçitveselit

Të ngjashme

Vuçiqi për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK: Jam i shqetësuar

Vuçiqi për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK: Jam i shqetësuar

18:36
Rogerti në mbështetje të Edit pas pamjeve me Jozin: “Mbaje kokën lart, s’ke asgjë për t’u turpëruar”

Rogerti në mbështetje të Edit pas pamjeve me Jozin: “Mbaje kokën lart, s’ke asgjë për t’u turpëruar”

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike